Gjykata e Apelit vendosi që t’ua marrë pasaportat shtatë të akuzuarve në rastin “Titanik” të cilët akuzohen për bashkim kriminal dhe krime zgjedhore. Ata po ashtu duhet të paraqiten një herë në javë në gjykatë për të siguruar organet e rendit se nuk kanë ikur nga shteti. Pa pasaportë mbeti

Munir Pepiq, ish i punësuar në MPB, i cili dyshohet të ketë shpërndarë letërnjoftime për banorët e Liqenasit të Shqipërisë. Jashtë shtetit nuk do të mund të dalin as Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska.

GJYKATA E APELIT

“Pas shqyrtimit, Gjykata e  Apelit vlerësoi se gjykata është e nevojshme të shqiptohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale”

Pasi dje dolën para Gjykatës dhe PSP-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski pritet që gjatë fundjavës ose deri të hënën të kuptohet nëse ata do të dërgohen në paraburgim ashtu siç kërkonte Prokuroria Speciale”.

Prej të hënën do të ketë vazhdim edhe të disa seancave publike të Apelit dhe me gjasë do të fillojë edhe maratona në Gjykatën Supreme pasi ankesat ndaj vendimeve të Apelit tashmë kanë arritur në adresën e Gjykatës më të lartë. Paralel me ankesat e Prokurorisë Speciale, ka edhe ankesa të të akuzuarve.

Gjykata Penale deri tek tani ka shqiptuar vetëm tre paraburgime por që nuk zbatohen derisa vazhdon procesi i ankesave që nuk ka qenë praktikë  e mëhershme. Tani radhën e ka kryetari i Supremes, Jovo Vangellovski së bashku me gjykatësit Risto Katavenovski, Rahillka Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Faik Arsllani, si pjesë e Këshillit Penal të cilët duhet të vendosin për lirinë e të akuzuarve të Prokurorisë Speciale. /SHENJA/


gjykata e apeilt by tvshenjaofficial