Ish moderatori Labinot Gashi edhe pas largimit nga televizioni po përmendet shumë në media.Kjo për faktin e gjurmës që ka lënë tek njerëzit dhe afërsinë që ka pasur me ta derisa ishte pjesë e ekranit televiziv.

Labi derisa ishte pjesë e emisionit të tij ‘1KafemeLabin’ kishte edhe shoqëri të madhe me femrat e estradës, shoqëri kjo e cila ka ngelur edhe sot pasi u largua nga ekrani.

E në një foto e cila po qarkullon në media shihet ai në një klub nate me shoqëri por edhe përkrah motrave Koçi e këngëtares Soni Malaj.

E ky fakt mund të jetë edhe i pa pranueshëm për të fejuarën e tij e cila miqësitë e tilla i ka toleruar shumë kur ai i kishte pjesë të punës.

Jemi mësuar që ë ndeja të tilla ta ketë me vete edhe Qëndresën, por a ishte ajo me të në këtë ndejë?