Arsenali fitoi ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës me rezultat 2-0 në Ligën Premier.

Ai që i dha epërsinë Topçinjve ishte Shkodran Mustafi, i cili shënoi një gol të bukur me kokë.

Shkodran Mustafi duke festuar golin ndaj Tottenham Hotspur në pjesën e parë (Getty Images)

Shqiptari për herë të fundit me Arsenalin ishte paraqitur me 1 tetor 2017, dhe rikthimi i tij me gol dhe një paraqitje fantastike natyrisht që gëzoi tifozët.

Ky ishte goli i tretë i Mustafit me fanellën e Arsenalit dhe të gjitha janë shënuar në Ligën Premier.

Këto tre gola i lidhin disa fakte mjaft interesante. E themi këtë se të gjithë janë shënuar me kokë, kanë ardhur në stadiumin Emirates dhe janë asistuar nga Mesut Ozil.

Dy golat tjerë janë shënuar ndaj Burnleyt dhe Manchester Cityt.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit në kampionat është ndaj Burnley. /Telegrafi/