Botuesi i javores ekonomike “Kapital”, Ljupço Zikov ka kërkuar që një nga reformat që Qeveria e re duhet të bëjë është të heqë krejtësisht përmbaruesit, të cilët po rrjepin qytetarët.  “Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për përmbaruesit, ose ti heq krejt. Edhe noterët duhet të reformohet. Në këtë sferë po funksionon një bandë kriminale që po si hyena po kërkojnë viktima, prej të cilëve po thithin para”, ka shkruar Zikov, informon FOL.

Ai ishte kryetar i një partie të vogël që bashkë me ish-kryeministrin socialdemokrat Vllado Buçkovski konkurruan në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Sipas Zikov, qytetarët, por edhe kompani çdo ditë janë viktima të përmbaruesve, ka shumë padrejtësi dhe manipulime, të cilat qytetarët s’kanë ku ti shprehin.

“Përse përmbaruesit duhet  të lëvizin me truproje dhe të mos ngrenë telefonin?! Ata duhet të hiqen dhe të kthehen gjykatat tregtare.