Për shumë nga ju pushimet e verës kanë mbaruar dhe i jeni rikthyer aktiviteve të përditshme, si impenjimeve në punë, në familje e më gjerë.

Pasi patët mundësi të relaksoheshit dhe të bëheshit gati për startin e ri të shtatorit, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me pamjen tuaj..kështu që një e lyer e flokëve nuk do të ishte ide e keqe.

Ndoshta po mendoni për një takim sa më të shpejtë me parukieren tuaj, por ekpsertët e modës nga Lindja e Mesme propozojnë një mënyrë shumë interesante e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale: të lyesh flokët me Nutella.

Pavarësisht përmbajtjes me vaj palme apo spekulimeve të ndryshme, mesa duket Nutella është mëkat i ëmbël jo vetëm për gojën, por edhe për skalpin e flokët.

Duke qenë se përbërësit kryesorë të Nutellas janë gjalpi i kakaos dhe lajthitë, ata shërbejnë singjyrues natyralë dhe u japin flokëve flokëve tuaj hije karamel dhe lajthi, si dhe rigjenerojnë majat e flokëve. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: