Gonzalo Higuain luajti vetëm 35 minuta në ndeshjen ndaj Udineses, të cilën e fitoi Milani në fund falë golit të Alessio Romagnolit.
Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në ijë dhe u detyrua të largohet nga fusha, në vend të tij hyri Samu Castillejo, transmeton Gazeta Express.

Ai menjëherë është futur në zhveshtore ku është kontrolluar nga mjekët e klubit, dhe pastaj u rikthye në bankën rezervë.

Sipas Sky Sport, lëndimi i Higuainit nuk është serioz dhe pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen e javës e ardhshme ndaj Juventusit, mirëpo mund të pushojë në ndeshjen ndaj Real Betisit të enjten në kuadër të Europa League.