Aktgjykimi për Zvonko Kostovski, për të cilin Prokuroria Speciale Publike paraqiti një kërkesë për shqyrtimin e ligjshmërisë, sepse siç PSP thonë, kanë disa momente kontraverse, do të diskutohen nesër në një seancë të Gjykatës Supreme, transmeton FLAKA.

Në aktgjykimin që Gjykata Penale e solli më 25 shkurt të vitit të kaluar, me të cilën Kostovski u dënua me tre vjet burg, Kostovski, me kërkesë të Zoran Verushevskit dhe Gjorgi Llazarevskit, ka futut numra në sistemin e përgjimit dhe së bashku me ata të ligjërisht të vendosur nga Ministria e Brendshme i ka inçizuar dhe u aka dorëzuar atyre.

Ndër personat e listuar në aktgjykimin që Kostovski i ka inçizuar shkruan se ata kanë qenë Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Sasho Mijalkov, Antonio Miloshoski, Branko Crvenkovski, Natasha Savova, Radmilla Shekerinska, Vlatko Mijalkov dhe Aleksandra Mijalkova.

Por ajo që është e paqartë në këtë verdikt është se si Gruevski ishte i lidhur me përgjimin kur prokurorja Lençe Ristevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari kur PSP-ja paraqiti hetimin për rastin Target, tha se Nikolla Gruevski nuk ishte shënuar si një objektiv në sistemin e regjistrimit, telefoni nuk u shënua kurrë për tu dëgjuar, dhe të gjitha bisedat që dëgjoi publiku ishte për shkak se Gruevski foli me njerëz që ishin në shënjestër për përgjimin.

Sipas dëshmive që PSP i posedon të kontraktorëve dhe autorëve të përgjimeve të paligjshme, ka persona krejtësisht të ndryshëm nga ata që u akuzuan në rastin “Puç”. Në rastin “Target”, të akuzuarit e DSK-së, Sasho Mijalkov, drejtori Goran Grujovskit, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe disa punonjës të tjerë në DSK janë akuzuar për përgjimin e paligjshëm të të dyshuarve, ndër të cilët nuk janë Zvonko Kostovski dhe Gjorgi Lazarevski.

Grujovski dhe Boshkovski duheshte të ishin në paraburgim deri tani, por gati dy muaj janë në arrati. Flaka