– Familjes Ademi – Kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim

Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj,bashëpunëtorit tuaj,në këto momente pikëllimi, Familjes Ademi dhe kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, ju shpreh ngushëllimet më të thella .

Do ta kujtojmë Abdylaqim Ademin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike dhe publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë dhe barazinë.Humbëm një mik, shok,prind dhe një Integrist të denjë me urtësi të spikatur.Por gjurmët do ta bëjnë të paharuar kudo që jetoi dhe veproi. Askush nga ne nuk do të mundej ta sfidojë një sëmundje aq të fuqishme. Andaj , Zoti e shpërbleftë me Parajsën . Prehu në paqë, të qoftë i lehtë dheu i këtij vendi !