Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur bregun e Indonezisë, çka ka detyruar agjencinë e menaxhimit të fatkeqësive të vendit të lëshojë një alarm të përkohshëm për cunam. Një person është vrarë dhe ndërtesat janë dëmtuar, tha një zyrtar lokal.

Tërmeti thuhet se është ndjerë në kryeqytetin Xhakarta pasi ka goditur rajonin Java.Sipas Studimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti kishte një madhësi prej 6.5 dhe një thellësi prej 91 kilometrash.Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BPBD) të Indonezisë, konfirmoi se infrastruktura ishte dëmtuar dhe se një person u vra.