Tesla Model 3 i parë ka dalë nga linja e prodhimit gjatë kësaj jave, me një çmim rreth 30 mijë euro, e që është një hyrje e Tesla’s në tregun e masës dhe shitjes së milionave veturave në vit te konsumatorët që nuk mund t’i përballojnë Model S sedan apo Model X SUV, të cilët kushtojnë mbi 90 mijë euro.

Kështu, vetura elektrike Model 3 është ndryshim i madh për Teslan, por kjo mund të përfshijë edhe disa ndryshime të tjera të mëdha, duke filluar nga një tipar i vjetër në automobila, grupi i instrumenteve tradicionale.

 Shumica e veturave të reja ende përdorin instrumentet tradicionale për të shfaqur shpejtësinë, rrotullimet e motorit e instrumente të tilla, transmeton koha.net.

Por duket se Tesla do të eliminojë krejtësisht ata, dhe në vend të tyre do të përdorë vetëm një ekran të madh me prekje për të kontrolluar funksionet e makinës, por ende nuk dihet sigurt.

Pa tabelën e instrumenteve nga para, do të thotë që do të jetë më i pastër nga para si dhe më i lehtë për t’u prodhuar.

Pronari i Tesla’s, Elon Musk ka thënë se Model 3 është i dizajnuar për tu prodhuar në masë, e prodhimi në masë do të thotë prodhimi i miliona veturave të tilla, të cilat kërkojnë thjeshtësi në procedurat e prodhimit e po ashtu çdo gjë që mund të eliminohet është mirë për këtë kompani, e po ashtu paneli i instrumenteve.

Tesla Model S