Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi më 18 mars.
Lajmi u bë i ditur nga shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, në ditën e fundit të procesit të regjistrimit të kandidatëve.Në mesin e tyre është edhe presidenti aktual, Vladimir Putin.Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin pritet t’i fitojë zgjedhjet.

Kandidatët e tjerë përfshijnë: Ksenia Sobchak, gazetare, Boris Titov nga Partia e Rritjes, Sergei Baburin nga Partia e Unionit Popullor, Grigory Yavlinsky nga Partia Yabloko, Vladimir Zhirinovsky, ultranacionalist, Pavel Grudinin nga Partia Komuniste dhe Maksim Suraikin, po ashtu komunist.