Tetova dhe Kumanova gjatë ditës së sotme kanë qenë qytetet me nivel tepër të lartë të ndotjes së ajrit. Stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor kanë treguar se koncentrimi i grimcave kancerogjene PM10 dhe PM 2,5 në këto dy komuna është shumë i lartë.

Situatë alarmante paraqitet edhe në komunën Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Manastir ku ndotja shënon shifra shumë herë mbi të lejuarën. Pavarësisht kësaj gjendje, e vetmja masë kundër ndotjes së ajrit është pastrimi i rrugëve të komunave që përfshin Qyteti i Shkupit, masë kjo e cila është afatshkurtre.

Kjo masë për herë të parë ka filluar në komunën e Butelit e cila është e paraparë të zgjasë dy ditë. Mendoj se dy ditë për komunën e Butelit janë pak por me shërbimet tona prej dhjetë ditësh tanimë po punojmë. Faza e parë është mbledhja e gjetheve, tani po i mbledhim pikat ku i kemi grumbulluar gjethet dhe më pas larja e rrugëve me ujë.

Ndërkaq kjo që po shihni tani është mbledhje e deponisë në Butel. Kësi pika deponish këtu në Butel ka dhjetë. Do të kemi edhe aktivitete tjera kundër ndotjes, në fillim do të nisim me mbjelljen e drunjve më pas planifikojmë subvencionimin e amvisërive me peleta sepse kemi shumë ndotje në ajër gjatë periudhës që vjen do kemi edhe aktivitete të tjera- tha Velimir Smilevski, Kryetar i Komunës së Butelit.