Komuna e Tetovës ka filluar me mbushjen e gropave në Bulevardin e Ilindenit duke filluar prej te Stacioni i Autobusëve deri në përfundim të bulevardit.

“Kemi fiiluar me mbushjen e gropave prej te Stacioni i Atuobuësve dhe në tërësi bulevardin e Ilindeti deri në përfundim, kjo ka qenë më e dëmtuar dhe ne do të vazhdojmë edhe në disa rrugë tjera, pasi kemi filluar që të përgatitemi edhe për dimër që ngricat, bora dhe shiu mos i dëmtojnë më shumë rrugët” thonë nga komuna e Tetovës.

Sipas tyre mbushja e gropave dhe asfaltimi i disa rrugëve do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Ndryshe mbushjen e gropave e kryen kompania Euro Invest-ING.