Në debatin e organizuar nga gazetarja e mirënjohur nga Kosova, Jeta Xhara, ku debatuan katër kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës, Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Dauti nga Partia Demokratike Shqiptare, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA dhe Teuta Arifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Mes replikave të zhvilluara mes kandidates së BDI-së Teuta Arifi dhe moderatores Jeta Xharra, moment interesant ishte kur kjo e fundit parashtroi pyetjen se përse znj.Arifi nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë prej para 4 viteve kur ka thënë se Tetovën do ta bëjë me transport publik.

Jeta Xharra: Zonja Teuta Arifi përse nuk funksionon transporti publik në Tetovë, premtim që ke dhënë para 4 viteve. Në përgjigjen e saj, kandidatja për kryetare të komunës Teuta Arifi tha se nuk ka arritur të vendos në funksion transportin publik përshkak se ka mungesë të automjeteve transportuese në komunë, atëherë moderatorja Jeta Xhara i tha se përse përsëri premtoni që do të bëni transportin publik kur nuk e mbani fjalën. Bilall Kasami replikoi me Teuta Arifin duke i thënë se përse nuk ka bërë asgjë për Tetovën, kur partia e znj.Arifit ndodhet në Qeveri. Me këtë rast Teuta Arifi tha se partia e saj nuk e ka përkrah nga Qeveria dhe sipas kësaj i bie që dikush nga partia e saj nuk e ka dasht Tetovën.