Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pritet të jetë përballë tre kandidatëve tjerë për kryetar të Tetovës.

Zyrtarizimi i kryetares aktuale nën  siglën e BDI-së, pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme kur edhe skadon afati për dorëzimin e kandidatëve. Ajo për kundërshtarë do të ketë Bardhyl Dautin e PDSH me profesion ekonomist, Adnan Neziri i ASH, po ashtu ekonomist dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, ekonomist. Pra Teuta Arifi, profesoreshë e gjuhës shqipe do të jetë përballë tre ekonomistëve të njohur dhe me përvojë në fushën e ekonomisë dhe në politike. Gjasat që në Tetovë që në rrethin e parë të kemi kryetar janë shumë të vogla për shkak se asnjë kandidat nuk do të mund të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave. Në Tetovë, në rrethin e dytë vendimtare do të jetë vota e elektoratit maqedonas.