120 deputetët e rinj të Republikës nga sot kanë filluar regjistrimin në hollin e Kuvendit të Kosovës. Shumica prej tyre që vendosën nënshkrime ishin deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Deri në orën 11:00 nuk është parë asnjë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teuta Rugova e cila mori 10.083 vota nuk do të regjistrohet sot.

Indeksonline mëson se e bija e presidentit historik nënshrkimin e saj, si deputete e cila fitoi edhe një mandat të dytë, do ta jep nesër.

Ndryshe, afati për regjistrim është edhe dy ditë të tjera. /Indeksonline/