Ylli spanjoll, Andres Iniesta ka oferta të mëdha nga Superliga Kineze dhe po konsideron një transferim të mundshëm në Kinë.

Mesfushori spanjoll është afër të mbush 34 vjet dhe niveli i tij i lojës te Barcelona nuk është ai që jemi mësuar ta shohim në dhjetë vitet e fundit.

Megjithatë, interesimi i skuadrave për të është ende i madh dhe ylli spanjoll mund të vazhdojë karrierën larg Camp Nout.

Iniesta thuhet se ka marrë një propozim të shijshëm nga Kina dhe do të shqyrtojë seriozisht nëse do ta pranojë atë.

Ballina e gazetës Sport

Është gazeta katalunase Sport, e cila në botimin e të premtes ka vënë në dukje interesimin e skuadrës së Tianjin Quanjian për Iniestan.

Sipas kësaj gazeta, skuadra e njohur kineze do t’i ofronte magjikut spanjoll plot 35 milionë euro në sezon.

Mesfushori është i tunduar me këtë ofertë të madhe për verës dhe tani duhet të vendosë nëse ai është i gatshëm të bëjë këtë lëvizje.

Edhe Barcelona thuhet se është e hapur për ta lënë atë të largohet, por Iniesta është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Ernesto Valverde dhe nuk është e sigurt nëse ai është i gatshëm ta japë atë