Tillerson: Shteti Islamik mbetet kërcënim serioz

US Secretary of State Rex Tillerson speaks to the press prior to a meeting with Saudi Foreign Minister Adel al-Jubeir at the State Department in Washington, DC, on March 23, 2017. / AFP PHOTO / NICHOLAS KAMM

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u bëri thirrje vendeve të koalicionit shumëkombësh që lufton grupin ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri të angazhohen për mposhtjen e plotë të militantëve, transmeton REL.

“Fundi i operacioneve të mëdha luftarake nuk do të thotë se kemi arritur mposhtjen e qëndrueshme të Shtetit Islamik”, tha Tillerson para anatërave të koalicionit, të mbledhur në Kuvajt.

Ai tha se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë humbur shumicën e territoreve që kanë kontrolluar në Siri dhe Irak, por shtoi se ky grup “mbetet kërcënim serioz për qëndrueshmërinë në rajon dhe në pjesë të tjera të globit”.

Tillerson po ashtu tha se Uashingtoni ka vendosur të ndajë 200 milionë dollarë ndihma për të stabilizuar zonat e çliruara në Siri dhe se SHBA do të vazhdojë të trajnojë forcat lokale në vendin e shkatërruar nga lufta.

Mbi 70 vende i janë bashkuar koalicionit të formuar nën udhëheqjen e SHBA-së në vitin 2014, kur Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha në Irak dhe Siri.

SHPËRNDAJE