Nuk e shkruaj këtë pse nuk e pëlqej strategjinë e tyre, as pse nuk e shoh si perspektiv konceptin e tyre honxhobonxho në politikë, por thjeshtë se kanë humbur shumë votues nga shkaku se nuk ditën ta ruajnë rritjen e tyre si parti e dytë me vota prej shqiptarëve.

Filluan të ekzaltohen dhe të ju dalin agjendat e huaja në sipërfaqe, por edhe aleancat joparimore me selefistët në zgjedhjet parlamentare.

Koncepti i “Vëllezërisë Myslimane” dhe koncepti i “Selefistëve Vehabi” janë si ujku dhe dhia, një luftë edhe me e keqe mes asaj që e njohim “Suni dhe Shia”

Vëllezëria myslamane e do shtetin me votë të lirë, duke instrumentalizuar fenë, kurse selefistët vehabi e duan pushtetin e parave, pilafit, haremit, duke e instrumentalizuar poashtu fenë!

Prandaj vetëm në Tetovë kanë gjasa reale të fitojnë me Billin, sepse atje selefistët janë shumë pakë në krahasim me “Vëllezërinë Myslimane”, e cila nuk ka problem dhe kusht të mos bashkëpunojnë me konceptin shia, por edhe sufi dhe bektashi që në Tetovë janë kudo!!!!