Pas barazimit ndaj Celta Vigos, Real Madridi ka vazhduar me rezultate jo të mira në La Liga.

Edhe pse Los Blancos ishin më të mirë ndaj Villarrealit, ata në fund u befasuan duke humbur me rezultat 0-1.

Në minutën e 14 shënoi Gareth Bale, por goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje dhe pas pesë minutash rrezikoi edhe Marcelo, por portieri Sergio Asenjo bëri një pritje të mirë.

Cristiano Ronaldo rrezikoi në minutën e 23-të, pastaj në minutën e 29-të rrezikoi edhe Carlos Bacca.

CR7 rrezikoi edhe dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të tund rrjetën e portës kundërshtare.

Ylli portugez e filloi edhe pjesën e dytë duke qenë i rrezikshëm, provoi edhe një herë në minutën e 57-të, por portieri Asenjo bëri një tjetër prite të bukur.

Carlos Bacca tentoi rrezikshëm në minutën e 63-të, por në fund shpërdoroi një shans të mirë.

Për Los Blancos rrezikoi Luka Modric në minutën e 80-të, me një goditje të fuqishme kroati gjuajti pak centimetra mbi portë.

Në minutën e 87-të erdhi goli i vetëm në takim, mysafirët pas një kundërsulmit të shpejtë realizuan me anë të Pablo Fornals. Spanjolli shënoi me një parabolë në portën e Keylor Navasit.

Pas kësaj humbje Reali vazhdon në pozitën e katër me 32 pikë, kurse Nëndetësja e Verdhë një pozitë më poshtë me 31 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Zinedine Zidanes është ndaj Deportivos, kurse Villarreali pret Levanten.