Revista franceze “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën e 30 futbollistëve, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018.

Ky trofe prestigjoz, prej 10 vitesh është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa

Këtë herë, përveç kroatit Luka Modriç, i cili ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA dhe nga FIFA, në listë është gjithashtu edhe Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.