Kjo është koha më e përshtatshme për të përgatitur këtë tortë pasi pjeshkët janë në kohën e tyre më të mirë.

Përbërsit për 8 persona

Për brumin frolla:

400 gr miell

3 të verdha veze

1 lugë e vogël sodë buke

100 gr sheqer pluhur

120 gr gjalpë i ftohtë

Për mbushjen:

rreth 800 gr. pjeshkë

150 gr. sheqer i kaftë

1 limon

Përgatitja

Përgatisni brumin frolla dhe ndajeni në dy pjesë. Një pjesë vendoseni në frigorifer te pjesa e freskët dhe tjetrën vendoseni te ngrirja.

Përgatisni mbushjen e tortës.

Pastroni pjeshkët nga lëkura dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të gatuhen në një enë me fund të trashë me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë. Lërini të gatuhen ngadalë ngadalë sikur të bëni një reçel. Kur pjeshkët të zbuten dhe lëngu të jetë trashur, hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Hapni me ndihmën e një letre furre brumin që keni lënë te pjesa e freskët. Torta është për një tavë torte me diametër 20 cm. Llogariteni ta hapni petën dhe pak me të madhe se duhet të vishen dhe anët e tortierës. Hidhni në mes mbushjen me pjeshkë

Merrni brumin frolla që kemi lënë në ngrirje dhe me anën e një rendeje, grijeni sipër tortës duke mbuluar gjithë sipërfaqen e saj.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta.

Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni. Kjo tortë është shumë e përshtatshme dhe për mëngjes.