Ndodh shpesh që për shkak të ndonjë infeksioni apo tronditjeje, mishi i dhëmbëve të infektohet. Një ekip studiuesish në Kolegjin Mbretëror të Londrës kanë zbuluar një metodë të re për të stimuluar rinovimin e qelizave që jetojnë në mishin e dhëmbëve duke përdorur ilaçe për Alzheimerin.

Me qëllim mbrojtjen e dhëmbëve nga infeksioni, një grup i hollë dentine prodhohet në mënyrë natyrale, por kjo është e pamjaftueshme për të riparuar në mënyrë efektive dëmtimet e mëdha të dhëmbëve. Aktualisht dentistët përdorin mbushjet, të tilla si kalcium dhe produkte bazë si silici, për të trajtuar dëmtimet e dhëmbëve. Kjo mbushje mbetet në dhëmb dhe nuk shpërbëhet, që do të thotë se niveli normal mineral i dhëmbit nuk është restauruar plotësisht.

Megjithatë, në një letër të publikuar sot në raportet shkencore, shkencëtarët nga Instituti Dentar në Kolegjin Mbretëror të Londrës kanë provuar një mënyrë për të stimuluar qelizat burimore të përfshira në mishrat e dhëmbëve dhe gjenerimin e një dentine të re, duke reduktuar kështu nevojën për mbushje.

Në të vërtetë, kur mbushjet dështojnë ose ndodh shfaqja e një infeksioni, dentistët janë të detyruar t’jua mbushin sërish dhëmbët pacientëvë. Por, pas trajtimeve të shumta, vjen një moment që dhëmbi mund të ketë nevojë të hiqet. Ndërsa, kjo metodë e re që lidhet me përdorimin e ilaçeve të Alzheimerit, siguron një zgjidhje më të thjeshtë për pacientët.

Ekipi aplikoi doza të ulëta të molekulës së GSK-3 të dhëmbëve duke përdorur sfungjerët e degraduar të kolagjenit për trajtimin. Ata zbuluan se sfungjerët e degraduar me kalimin e kohës zëvendësoheshin nga dentinat, duke bërë të mundur që riparimi i dhëmbëve të bëhet në mënyrë natyrale.

Autori kryesor i studimit, Prof. Paul Sharpe tha: “Thjeshtësia e qasjes tonë e bën atë si një produkt klinike ideale dentare për trajtimin e natyrshëm të dëmtimeve të mëdha të dhëmbëve, duke siguruar si mbrojtjen ashtu edhe rivendosjen e dentinave.”

“Përveç kësaj, duke përdorur një medikament që tashmë është testuar në provat klinike për sëmundjen e Alzheimer ofron një mundësi të vërtetë për të marrë këtë trajtim dentar më shpejt në klinika,” ka shtuar më tej Sharpe.