Tre raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatësë kaluar (nga 14 deri më 20 tetor) në Republikën e Maqedonisë, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve, përfundimisht me ditën e sotme është rasti i 17-të. Kjo theksohet në raportin që sot në web-faqen e vet e publikoi Instituti për shëndet publik i RM-së, përcjell Fol.

Nga të sëmurit, 10 jetojnë në lagjen e Maxharit-Deponia e shitjes me shumicë, dy nga Çairi, ndërsa nga një në fshatin Sopishte, lagjen e Shuto Orizares dhe fshatin e Kondovës. Njëri prej fëmijëve të sëmurë është shtetas nga Kosova.

Simptomat e rastit të parë të paraqitur nga fruthi janë paraqitur më 15 tetor. Më 25 shtator, Qendra për shëndet publik Shkup ka paraqitur epidemi të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës-Deponia e shitjes me shumicë.

Nga 17 rastet e regjistruar, 16 janë konfirmuar me laboratori, ndërsa një është rast i lodhur klinik dhe epidemiologjik.

Nga 25 shtatori deri më 13 tetor në Maqedoni, janë vaksinuar 8.095 persona me MRP vaksinë, prej tyre 2.552 me dozën e parë, ndërsa 5.450 me dozën e dytë te fëmijët shkollorë. /Fol/