Tregtarët zviceranë janë ankuar se ka pak interes për të blerë fanella të Zvicrës dhe shumë për të blerë atë shqiptare, shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”.

Nëse për kombëtaren e drejtuar nga Petkoviç nuk ka eufori, krejt e kundërta mund të thuhet për kombëtaren e drejtuar nga Xhani De Biazi.

“Artikujt e Shqipërisë, nga fanella e deri te artikujt e vegjël, po shiten si të ishin panine”, u shpreh një tregtar për median zvicerane.

“Nuk do të habitesha nëse do të shesim më shumë fanella të Shqipërisë sesa të Zvicrës”, shtoi ai.

Sa i takon lojtarëve të Zvicrës, fanella më e kërkuar në treg është ajo e lojtarit me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Përgjegjësi i marketingut të kompanisë “Athleticum” ka deklaruar se deri tani, fanella më e shitur në pikat e saj në Zvicër ka qenë ajo shqiptare.