Analizë nga Fol.mk 

Fushata e BDI-së fillon me etiketimin dhe fyerjen ndaj partive joparlamentare shqiptare!

Tregues frike apo paniku brenda kësaj partie?!

Frika që ka partia shqiptare në pushtet (BDI) nga rënia drastike e përkrahësve të saj, përçarja Brenda-partiake si dhe raportet kundërshtuese Brenda partiakëve, manifestohet edhe nëpërmjet deklaratave të funksionerëve të kësaj partie në këtë prag zgjedhor. E tillë është edhe deklarata e funksionerit të lartë të BDI-së Musa Xhaferri gjatë hapjes së shtabit komunal zgjedhor të kësaj partie në Kërçovë, ku ai tha që oponentët politikë “dridhen” nga BDI-ja. Kjo deklaratë bëhet në kohën kur kjo parti politike ndryshe nga herë të tjera nuk ka filluar me tubime “madhështore” në qytete të ndryshme, dhe edhe njëherë kjo strategji tregon për mungesë përkrahësish, që tentohet të arrihet përmes deklaratash të tilla të cilat duan të shtojnë entuziazmin e munguar tekj anëtarësia. Nga sindromi I “mizës nën kapuç” Xhaferri thotë se të gjitha partitë tjera shqiptare kanë frikë të maten me BDI-në në këto zgjedhje sepse këto zgjedhje mbahen në situatë krize, të mjegullt, me shumë ofendime, me një dozë të helmimit të tepërt të atmosferës, për qëllime të ndryshme. Nga ky panik i përhapur benda partisë së Ali Ahmetit, bëhet edhe deklarata e Bekim Nezirit – shefit të shtabit zgjedhor, i cili gjatë një deklarate për media tha se “nuk na ndalojnë partitë e vogla që i themelojnë kuzhina të ndryshme antishqiptare, që të na përçajnë votat, por nuk e dinë as ata, as porositësit e tyre, se neve na bëjnë më të fortë, dhe do t’iu tregojmë se me 24 prill se kush është BDI dhe kush është Ali Ahmeti”. Kjo është praktika e njohur për të minimizuar partitë në formim që lindën pikërisht si rezultat i pakënaqësisë së shqiptarëve për qeverisjen dhjetëra vjeçare të BDI-së. Bekim Neziri shfaq edhe njëherë, ndoshta edhe stihikisht frikën që ka partia e tij nga partitë tjera, e sidomos nga një bashkëpunim parazgjedhor i tyre. Si në sinkron me deklaratat e mësipërme, shfaqet edhe deklarata e nënkryetarit të BDI-së dhe kryetarit të komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili gjhithashtu thotë se “partitë e vogla’ formohen nga shërbimet të cilat zhduken pas zgjedhjeve. Ky sindrom tashmë i shfaqur tek BDI, për të sulmuar sa më shumë partitë tjera të krijuara (joparlamentare) vihet gjithnjë e më në dukje gjatë afrimit të zgjedhjeve, kur duket se këto parti kanë jo pak përkrahje tek opinioni shqiptar. Deklaratat e këtilla fyese ndaj partive joparlamentare për herë të parë paraqiten në diskursin p olitik të funksionarëve të BDI-së, të cilët ndoshta nga frika ose paniku i humbjes në zgjedhje janë të prirur që gjithnjë e më shumë të lëshojnë shigjeta drejt partive joparlamentare shqiptare./fol.mk

musaxhevatineziri