Kryeministri i Serbisë, Alekasandar Vuçiq, i cili është kandidat për President të Serbisë në zgjedhjet që mbahen më 2 prill, ka treguar se i ka në dorë mediat serbe. Sot të gjitha gazetat e përditshme të rëndësishme të Beogradit në ballinat e tyre kanë dalë me një poster ku bëhet thirrje që vota t’i jepet kandidatit Aleksandar Vuçiq.

Gazetat më të rëndësishme në Serbi sot kanë publikuar në ballinat e tyre një poster të kandidatit për President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku bëhet thirrje që Vuçiq të votohet për President.

Fushata presidenciale në Serbi përfundon sot ndërkohë që për shefin e shtetit serb votohet të dielën. Vuçiq akuzohet se ka nën kontroll pothuaj të gjitha mediat e rëndësishme serbe, ndërkohë që ballinat e sotme vetëm se e vërtetojnë këtë.