A po punon ngadalë celulari juaj iPhone? Ky trik mund ta shpejtojë iPhone-in tuaj brenda pak sekondave.

Triku është ky: Së pari, hapeni iPhone-in. Më pas mbajeni shtypur butonin e energjisë, i cili ndodhet në pjesën e sipërme të modeleve iPhone 5s dhe më të vjetër dhe anash në iPhone 6 dhe modelet më të reja.

Mbajeni derisa të paraqitet ekrani i fikjes së celularit. Pastaj mbajeni butonin kryesor të iPhone që ndodhet në mes të ekranit, pjesën e poshtme, për disa sekonda, transmeton Gazeta Express.

Ekrani do të ristartohet dhe u krye! Ky trik i shpejtë liron memorien e përkohshme të iPhone – të quajtur RAM, që ndihmon iPhone të punojë më shpejtë.

Duke i lënë kështu vend për gjëra më të rëndësishme. Shikojeni videon poshtë për më shumë: