Grupi i ribashkuar “Guns N’ Roses” gjatë turneut të vitit 2017 ka përfituar mbi 475 milionë dollarë dhe është fjala për turneun e katërt më të paguar në histori.

Revista e industrisë muzikore e ka publikuar përfitimin e saktë të bendit legjendar që e ka tejkaluar turneun e ish-anëtarit të “Pink Floyd”, Roger Waters.

Rekordin për turneun më të shtrenjtë e mban grupi “U2”. Ky bend përfitoi 784 milionë dollarë në turneun gjatë periudhës 2009-2011.

Në vendin e dytë dhe të tretë me përfitime mbi 500 milionë dollarë ndodhen “Rolling Stones” dhe “Coldplay”.

Guns N ‘Roses është një bend amerikan i muzikës rok, i formuar në Los Angeles në vitin 1985.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, ndërmjet frontmenit Axl Rose dhe kitaristit Slash, ata e ndërprenë bashkëpunimin në vitin 1993.

Mirëpo, pas shumë vitesh, dyshja vendosi të bashkohej sërish në Festivalin Coachella të vitit 2016.

Në këtë mënyrë, ata vendosën të bënin turne bashkë të quajtur “Not in This Lifetime” dhe sipas Billboard, që nga fillimi i turneut, 4.3 milionë fansa kanë shkuar deri më tani në koncertet e tyre.

Turneu do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti në Evropë dhe pritet të mbyllet më 21 korrik në Gothenburg të Suedisë.