Dy persona humbën jetën sot gjatë një rrahjeje që ndodhi para vendvotimit në provincën juglindore Dijarbakir, gjatë votimit në referendum, lajmëroi Anadolia. Zënka mes dy familjeve përfundoi me vdekje në oborrin shkollor në një fshat në juglindje të Turqisë, ku sot po votohet në referendum.

Tani për tani nuk dihet shkaku i zënkës, lajmëroi Anadolia. Disa mediume të tjera turke lajmëruan se shkaku ishte “mospajtimi në qëndrime politike”. Një perosn është dërguar në spital derisa dy të tjerë janë arrestuar pas incidentit.