Mediat turke e quajnë alarmante atmosferën para ndeshjes me Kosovën. Raportohet se në mes të skuadrës ka përçarje dhe fraksione. 

Dënimi i Arda Turan ka bërë që të revoltohen disa futbollistë të tjerë të cilët madje kanë kërcënuar me largim. 

Burak Yilmaz është ylli i radhës që me shumë gjasa nuk do të luaj fare në ndeshjen me Kosovën. 

Madje Yilmaz do të njoftojë pas ndeshjes pensionimin nga përfaqësuesja turke.

Selektori turk, Fatih Terim ua ka hapur dyert e largimit të gjithë të pakënaqurve dhe një gjë të tillë edhe pritet ta bëjnë. /Indeksonline/