Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompiuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte, përcjell Telegrafi.

Opsioni mund të quhet ‘bashkëbisedim sekret’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.

Kriptimi ‘end-to-end’ është një mundësi që mesazhet të jenë të lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron plataformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet.