Pasi e shiti Tanushën për një post, Komandant Hoxha – Xhezahir Shaqiri, kanë filluar talljet në rrejtet sociale. Gazetari Rami Mislimi ka ironizuar me shitjen e Tanushës nga Hoxha duke e “shitur” Tetovën për një post si portir te dera e madhe e Qeverisë. Ai kërkon hallallëk nga populli pasi e ka shit shumë lirë vendin e vet, duke u tallur me Hoxhën se “patriot” i madh bëhesh kur e shet vendin tënd

“E shita Tetovën si Hoxha Tanushën, lirë e mirë…
Ma bani Hallall se ma “patriot” se ta shesësh vendin tënd nuk ka… 
PS: Prej të hënës jam aty te dera do e shoh çdo ditë Zaevin, Hoxha një herë në muajt do e shohe ” ka shkruar Mislimi

Ndryshe Komandat Hoxha mbrëmë është parë duke dalur nga qeveria me një zarfë në dorë që pretendohet se e ka vendimin e ri të punës  si këshilltarë për siguri i kryeministrit Zoran Zaev.