Opinion nga Premtim Dema

Dibra dhe dibranët janë udhërrëfyesi i ndryshimeve politike në kampin Shqiptar. ASH u vlerësua për punën dhe transparencën ndaj popullit, qytetarëve por edhe ndaj popujve tjerë në Maqedoni. Akuzat që ASH ka fituar me mbështetjen e VMRO-së, janë të pa baza dhe pa kurrfarë morali politik dhe etik.

BDI harron se VMRO ka marrë rrugën e ndryshimeve dhe ka filluar të pastrohet nga plehrat që kanë mbajtur peng një Shtet. BDI harronë se në zgjedhjet lokale, bashkë me partinë “reformatore” dhe plehrat e VMRO-së manipuluan dhe vodhën vullnetin e shumicës në Dibër, Strugë dhe kështu me radhë.

BDI harron që pas forcimit të miqësisë me “reformatoret laraman”, futi në lojë elitën e korruptuar që udheqte edhe me plehrat e VMRO’së. Izolojë dhe izolonë në maksimum njerëz si Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, vetem e vetem se këta të fundit nuk përkrahin politikat antishqiptare të Partisë amë dhe partnerit “reformator laraman”.

BDI harronë se Shqiptarët nuk duen të quhen pakicë tjetër 20%, por edhe Maqedonet nuk duen të nënvlerësohen si Komb që formohet pas marrveshjes së Prespës. BDI arron se me ndihmën e plehrave të VMRO’së që u larguan nga Partia e mbrojtën fytyrën për hapjen e rrugës të integrimeve dhe degjenerimin e popujve.

BDI harron se ka shkel mbi premtimet e bëra te populli Shqiptar, e fundit ishte Platforma e përbashkët e spektrit politik Shqiptar. BDI harron se pa barazinë e plotë të Shqiptarve me Maqedonet dhe pa pajtimin e të dy Kombeve nuk mund të ketë progres dhe ardhmëri Maqedonia. Dibra është vetëm fillimi, fundi është përgjesia para prokurorëve të nomiklatures DUI’ste dhe dënimi që ata meritojnë. Si i thonë “Çdo fillim ka një fund”.