UEFA e gjobiti kampionin e Maqedonisë Vardarin me 30.000 euro për shkak të “përdorimit të mjeteve piroteknike, hedhjes së sendeve në terren dhe për organizim jo të mirë” të ndeshjes nga xhiroja e gjashtë e fazës në grupe në Ligën e Evropës (LE) kundër Rozenborgut, e luajtur më 7 dhjetor.

Kjo ishte ndeshja e fundit e “kuq-e zinjve” nga faza në grupe nga LE, kur e fituan edhe pikën e parë (1:1). Kjo është gjoba e tretë për Vardarin këtë sezon, pasi paguan më shumë se 100 mijë euro për gjoba në centralin evropian në Nion.