UEFA i ka quajtur kërcënimet dhe polemikat në drejtim të Michael Oliver të Anglisë të papranueshme dhe të dënueshme
Sipas UEFA, Michael Oliver dhe gruaja e tij kanë qenë vazhdimisht të ofenduar dhe të fyer pas vendimit të tij që ai të akordoi penallti për Real Madridin në Santiago Bernabeu, të mërkurën e kaluar.

“UEFA fuqishëm dënon këtë abuzim që i është bërë dhe po i bëhet Michael Oliverit dhe gruas së tij”, ka thënë një zëdhënës për media i UEFA’s.

“Ne jemi në kontakt me ta për ta ofruar mbështetjen tonë dhe ne besojmë në autoritetet relavante që të marrin vendime kundër këtyre individëve të cilët fyejnë arbitrin anglez me gjuhë të ndryrë si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale”.

Oliver është kthyer përsëri në zanatin e arbitrimit ku sonte referoi në ndeshjen West Ham – Stoke City në Premier Ligë, pasi kishte qenë zyrtar i katër i ndeshjes të së Huddersfield Town që të shtunën e zhvilloi kundër Watfordit.