Samir Ujkani është kapiten i Përfaqësueses së Kosovës dhe një futbollist që gjithmonë ka bërë krenar bashkëvendësit e tij me paraqitjet në klube të ndryshme.

Dashurinë për Kosovën kapiteni nuk e ka mohuar kurrë duke treguar rrënjët e tij ngado që ka shkuar.

E në përvjetorin jubilar të Kosovës, ai në një video mesazh për Telegrafin ka uruar vendlindjen e tij.

“Shumë urime 10 vjetori i pavarësisë. Nderime për ata që e dhanë jetën për këtë ditë”, tha Ujkani.

“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë kontribuojnë për zhvillimin e shtetit tonë.

“Sa më shumë angazhime që ta bëjmë Kosovën sa më të madhe në çdo aspekt. Qoftë e bekuar Kosova jonë”, ka thënë Ujkani për Telegrafin.

Ujkani është njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje me fanellën e Kosovës.

Ai e bart shiritin e kapitenit që nga muaji mars i vitit 2014.