Gjykata Themelore ka lëshuar urdhër arrest ndaj Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadajt. Urdhri është lëshuar nga kryetarin e trupit gjykues, Beqir Kalludra në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Që të tre të akuzuarit do të arrestohen dhe dërgohen në paraburgim nëse hasen nga Policia e Kosovës, raporton KTV. I vetmi që ishte në seancë, deputeti Faton Topalli, ka thënë se do të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga ky rast, pasi sipas tij, ai është i politizuar.

Vetëvendosje urdhër arrestin e ka cilësuar si pjesë të ‘panikut të klanit Pronto’ nga zgjimi qytetar dhe procesin e ka konsideruar politik. Derisa deputetja Albulena Haxhiu, në facebook, ka shkruar se përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë veprim politik i ndërmarrë me opozitën në atë kohë, AAK-në e Nismën.

Për vendimet e gjykatës, Visar Ymeri, në një postim në Facebook, ka pyetur kryeministrin Haradinaj se ku është futur dhe nuk flet për këto që kanë ndodhur.