Kampioni i shumëfishtë olimpik dhe kampioni i botës në atletikë xhamaikani Usain Bolt tha se beson se rekordi i tij botëror në garat 100 dhe 200 metra do të mbetet për “të paktën 15 deri 20 vite”, raporton Anadolu Agency (AA).

I vetmi sprinter i cili fitoi tre medalje të arta olimpike në garat 100 dhe 200 metra, përfundoi karrierën e tij muajin e kaluar pas Kampionatit Botëror në Londër. Bolt mban rekordin botëror prej 9.58 sekondash për 100 metra, ndërsa me 19.19 sekonda për 200 metra.

“Mendoj se epoka jonë me Yahan Blake, Justin Gatlin, Asaf Powell dhe të tjerët është epoka më e mirë e atletëve, ka thënë fituesi i shumëfishtë olimpik dhe kampioni botëror në atletikë. “Nëse rekordi do të thyhej, atëherë do të ishte thyer në këtë epokë, prandaj mendoj se këto rezultate do të mbeten për të paktën 15, 20 vjet”, tha Bolt.

Sprinteri nga Xhamajka ka fituar 22 medalje gjatë karrierës së tij, 14 në kampionatin botëror (11 ari, dy argjendi, një bronz) dhe tetë olimpike (të gjitha ari).