Një adoleshente e cila ndërron lëkurën çdo 6 javë si pasojë e një sëmundjeje të rralë që i than lëkurën është përjashtuar nga shkolla psi shokët e saj të klasës e kanë frikë.

Shalini Yadav, 16-vjeçarë vuan nga “Erythroderma”, një sëmundje lëkure e njohur gjithashtu si “sindroma e njeriut të kuq” , të cilën doktorët e kanë të pamundur ta kurojnë.

Asaj i duhet ta zhysë trupin e saj në ujë çdo orë në mënyrë që të parandalojë tharjen dhe rënien e saj.

Vajza vuan nga kjo sëmundje që kur ishte e vogël dhe prindërit e saj e kanë të pamundur të paguajnë kremrat hidratues për të cilët ajo ka nevojë.