Garuesja njëzet vjeçare nga Franca, Mennel Ibtissem, e cila ka marrë pjesë në garën muzikore “The Voice”, ndonëse tërhoqi vëmendje të madhe të jurisë dhe shikuesve, ajo e braktisi garën pasi për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjen për Palestinën u ekspozua në linçim dhe sulme raciste në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanja e re Ibtissem fitoi popullaritet të madh në Francë pas interpretimit të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen në gjuhën angleze dhe arabe, por pas kësaj u ekspozua në linçim në rrjetet sociale.

Ibtissem, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se braktis garën, meqë, siç tha, me të vërtetë mbi të kanë ndikuar ndodhitë kohën e fundit.

Kompania e cila organizon garën ITV Studios France njoftoi se e respekton vendimin e Ibtissem, duke theksuar se ky vendim është marrë me dakordim.

Ibtissem, pas garës së mbajtur të shtunën e kaluar u ekspozua me sulme raciste në rrjetet sociale për shkak të shamisë, dhe për shkak se më herët interpretoi këngën “Buzëqesh Palestinë”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale theksojnë se për personat e mbuluar në Francë nuk duhet lejuar pjesëmarrja në një garë të tillë. Shumë përdorues në Twitter dhe Facebook protestuan kundër stafit menaxhues të TV kanalit që transmeton garën.