Një valltar është rrëzuar dhe ka mbetur i vdekur në vend derisa po performonte në skenë, ndërkaq audienca mendonte se rrëzimi i tij ishte pjesë e koreografisë.

Burri i identifikuar si Omanakuttan, ishte duke performuar një valle tradicionale indiane përkrah mësuesit të tij të veshur me rroba shumëngjyrëshe.

Dyshja po bënin lëvizjet e njëjta, por derisa mësuesi në një moment po ia kthente shpinën, ai befasisht humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Videoja e këtij momenti të tmerrshëm është publikuar në internet, ku shfaqet 48-vjeçari duke u rrëzuar në skenë, ndërkaq për shkak të përmbajtjes së rëndë është prerë një pjesë e videos. /Telegrafi/