Pas takimit misterioz (dhe çfarë u diskutua në të) që kishte Zaev me Gruevskin, një intervistë që ka dhënë për një medium serb (N1) duket se ai po reteron nga marrëveshja që ka me shqiptarët, marrëveshje nga e cila partitë shqiptare i dhanë atij nënshkrimet e duhura për të siguruar shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë së RM-së.
Ai në këtë intervistë deklaron se marrëveshja me partitë shqiptare për Ligjin e gjuhës shqipe nuk nënkupton që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë por vetëm se Ligji aktual për gjuhët të marrë ca përmirësime si dhe gjuha shqipe do të përdoret vetëm aty ku ka shumicë shqiptare. “Oni građani Republike Makedonije ono što je isporučeno preko takozvane Deklaracije ili zajedničke izjave albanskih političkih partija je u suštini unapređenje upotrebe albanskog jezika u Republici Makedoniji to u sredinama u kojima su građani albanske etničke zajednice više od 20 procenata stanovništva”. Madje ai e ul aq shumë gjuhën shqipe sa që guxon të përmend ndryshimet ligjore që u dakorduan në 2008 dhe 2011: “To nije ništa novo, već je napravljeno 2008. i 2011. godine od strane Nikole Grujevskog”.
Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai reteroi edhe tek pika tjetër e Deklaratës (Platformës) Shqiptare, ajo e miratimit të Rezolutës që do të dënon gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Maqedoni të periudhës së viteve 1912-56.
Ai, gjatë kësaj interviste kundështon publikisht miratimin e një rezolute të tillë duke mohuar hetimin e së kaluarës dhe gjetjen e fajtorëve për ndodhitë në të. “Ali smo mi rekli da smo protiv toga. Takođe smo protiv i proglašavanja genocida, apsolutno nam ne treba to. Nama treba građenje prijateljstava, ne treba nam ulaženje u istoriju i traženje krivaca, treba da gledamo napred”.
Edhe pse në intervistë ai pohon se ka dëshmuar publikisht se qëndron kundër që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe kundër miratimit (të mundshëm) të kësaj Reozolute, realisht ky është deklarimi i tij i parë publik ndaj gjuhës shqipe dhe rezolutës që burojnë nda “Platforma Shqiptare”. Më herët kam deklaruar se ky ngërç politik i ka shërbyer opinionit për shumë qartësime dhe se po shërben edhe për nxerrjen e shumë të palarave. Ky gjest i Zaevit do të duhej t’u shërbente partive politike shqiptare për ‘rifreskim’ të marrëveshjes së dakorduar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ose ndoshta do duhej që liderët e partive politike shqiptare të thërrasin një raund të ri në tryezën e shumëpërfolur shqiptare. Një gjë po duket qartë, se Zaev, me reterimin e këtillë, ka filluar të rrënojë edhe autoritetin e tij tek shqiptarët dhe ndoshta edhe tek partitë e tyre që deponuan nënshkrimet për sigurim të shumicës parlamentare.

(intervista e plotë e Zaevi: http://rs.n1info.com/a243484/Svet/Region/Zaev-o-krizi-u-Makedoniji.html )