Ministri në detyrë i diasporës, Valon Murati ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Pandeli Majkon.

Murati e ka uruar për pozitën e re tashmë homologun e tij nga Shqipëria.

Ky është postimi i plotë:

Sot pata kënaqësi të bisedoj me telefon me z.Pandeli Majko, Ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve dhe t’ia uroj përgjegjësinë e re. Me z.Majko u pajtuam të takohemi shumë shpejt për të shkëmbyer përvojat dhe për të biseduar për koordinimin e punëve sa i përket trajtimit të përbashkët të diasporës shqiptare. Zgjedhja e një politikani të kalibrit të Majkos i cili e njeh mirë botën shqiptare në pozitën e ministrit të shtetit (i cili do t’i përgjigjet drejt kryeministrit dhe nuk do të jetë një dikaster ministror) është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në anën tjetër i urova për përgjegjësit e tyre të reja dhe të vjetra edhe ata ministra me të cilët kam punuar shumë afër gjatë mandatit të kaluar si ministret Nikolla e Kumbaro dhe ministrin Klosi.