Leucemia njihet si kanceri i gjakut, i cili ndikon në qelizat e bardha të trupit tuaj. Ato janë përgjegjëse për luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Ata njerëz që vuajnë nga leuçemia kanë dëmtuar qelizat e bardha të gjakut që mbushin qelizat e shëndetshme dhe mund të shkaktojë probleme serioze. 

Këtu janë disa nga shenjat e saj të cilat kurrsesi s’duhet ti injoroni:

Lëkurë e zbehtë
Për shkak të faktit që ju keni vetëm disa qeliza të shëndetshme, mund të zhvilloni aneminë që mund të rezultojë në lëkurë të zbehtë. Anemia gjithashtu mund të bëjë që duart tuaja të ndihen të ftohta gjatë gjithë kohës, sipas disa ekspertëve.

Lodhje 
Lodhja është një simptomë e zakonshme e leucemisë. Anemia mund të jetë gjithashtu fajtore për lodhjen tuaj.

Infeksione
Qelizat e gjakut janë thelbësore për sistemin tuaj imunitar. Infeksionet ose ethet janë ndër simptomat më të zakonshme që në rastet e leucemisë.

Probleme me frymëmarrjen
Nëse vëreni që frymëmarrja juaj është ndryshe nga ajo e mëparshmja, atëherë bëni mirë të konsultoheni sa më parë me mjekun tuaj.

Disa simptoma të tjera:
Gjakderdhje nga hundra
Ethe ose të dridhura
Nyje limfatike të fryra.