Jul Cezari, një burrë shteti i spikatur, gjeneral dhe autor proze në latinisht, u përjetësua nga Shekspiri në veprën e tij me të njëjtin emër. Pjesa më e madhe e jetës së Cezarit është e njohur prej rrëfimeve të fushatave të tij ushtarake, si dhe disa burime të tjera, duke përfshirë letrat dhe fjalimet e Ciceronit si dhe shkrimet historike të Sallustit. Mësoni më shumë për këtë personazh të famshëm të historisë, që ka mbetur i njohur edhe prej shprehjes së famshme: “Veni. Vidi. Vici”.

1. Misteri prapa lindjes

Jul Cezari nuk u lind me operacion, sipas besimit popullor. Në fakt, lindja e ashtuquajtur cezariane kryhej vetëm në rast emergjence ose kur nëna kishte vdekur, me qëllim që të paktën të shpëtohej fëmija.

2. Jeta dashurore e Cezarit

Cezari kishte tri gra gjatë jetës së tij, përveç të dashurave dhe interesave dashurore, duke perfshire mbreteresën egjiptiane Kleopatra VII dhe një gruaje me emrin Servilia, djali i të cilës ishte Marcus Brutus.

3. Kleopatra dhe biri i Cezarit

Ndërkohë që ndodhej në Egjipt, Cezari dhe Kleopatra patën një lidhje romantike, dhe si rezultat ajo lindi një djalë, Cezar Ptolemeun. Besohet fuqimisht se Ptolemeu ishte fëmijë i Cezarit.

4. Rrëmbyer nga piratët

Në vitin 75 para Krishtit, Cezari u nis nga Roma për në ishullin Rodos të Egjeut, ku ai planifikoi të studionte me Apolloniun, një mësues grek. Megjithatë, gjatë rrugës për në Rodos, anija e Cezarit u rrëmbye nga piratët pranë brigjeve jugperëndimore të Azisë së Vogël. Cezari u ndie i fyer kur piratët kërkuan një shpërblim që ai mendonte se ishte i ulët dhe në vend të kësaj u lirua kur u kërkua një shumë e madhe.

5. Dashnorë meshkuj

Një fakt më pak i njohur është se Cezari ishte njollosur me akuza se kishte një lidhje dashurie me mbretin Nikomedi të Bitinias.

6. Lufta civile

Origjina e Luftës Civile qëndron në refuzimin e Jul Cezarit për t’iu bindur komandës së Senatit dhe për të udhëhequr trupat e tij përgjatë lumit Rubikon.

7. Adoptimi

Megjithëse nuk u vërtetua asnjëherë, Cezari kishte një djalë me Kleopatrën, të quajtur Ptolemeu. Duke qenë se ai ishte një egjiptian, Cezarit i duhej të adoptonte një nip, Oktavianin, që të ishte dhe pasardhës i tij. Oktaviani do të merrte fronin e Perandorisë Romake pas vdekjes së Cezarit.

8. Emri i vërtetë

I lindur më 13 korrik, 100 para Krishtit, emri i tij ishte, në fakt, Gaius.

9. Një Shkrimtar i spikatur

Jo vetëm që Jul Cezari ishte një burrë shteti i shkëlqyer, ai ishte gjithashtu një shkrimtar i suksesshëm. Interesi i tij për të shkruar përfshinte zhanre shumëfarësh. Pëlqente edhe poezinë!

10. Kalendari romak

Jo vetëm që Jul Cezari shtoi konceptin e vitit të brishtë në kalendarin e Juliusit, por edhe muaji korrik (July) është emëruar edhe sipas Jul Cezarit. Kalendari i Juliusit mbeti kalendari i takimeve standarde për më shumë se 1500 vjet dhe gjithashtu ndikoi në kalendarin gregorian që përdorim sot.

11. Fjalët e Fundit

Në kundërshtim me besimin popullor, fjalët e fundit të Jul Cezarit nuk ishin “Et tu, Brute?”. Shumica e historianëve megjithatë besojnë se asgjë nuk u tha prej tij në momentet e vrasjes.

12. Rrethuar nga sëmundja

Ka prova që tregojnë se Cezari vuante nga epilepsia dhe gjithashtu mund të ketë pasur shirit, vite para se të vdiste.

13. Prift, pastaj gjeneral

Po, ai pranoi të bëhej prift! Por në fund zgjodhi karrierën ushtarake mbi atë fetare.

14. Asnjëherë perandor romak

Jul Cezari nuk ishte kurrë një perandor zyrtar romak. Biri i adoptuar, Oktaviani, ishte perandori i parë romak, sipas “Analeve të Romës Perandorake” nga Taciti.

15. Vrasje pas shpine

Historia ku Jul Cezari u godit pas shpine nga njerëzit e tij është jashtëzakonisht popullore. Ai u vra nga Senatorët Romakë, të cilët ishin të lodhur nga kontrolli që ai kishte mbi ta. / Bota.al