Policia e ka konfirmuar identitetin e personit trupi i pajetë i të cilit sot në
orën 11:55 minuta u vërejt në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafalo Biç” tek ura në kanalin “Studençishtë”, përcjell Fol.

Bëhet fjalë për Filip Gj. (24) nga Kërçova , me vendqëndrim në Ohër, i cili më 16 të këtij muaji u paraqit në polici si i zhdukur.

Pas urdhrit të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsia për verifikimin e arsyeve për vdekjen. /Fol/