Pavarësisht stinës së pranverës, gjatë ditës sotme reshjet e dëborës kanë mbuluar pjesën më të madhe të qarkut Kukës, duke sjellë ulje të temperaturave. Në fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan e Zapod ka patur reshje të lehta dëbore të shkrirë.

Nga dita e premte pritet një përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Reshjet e fundit kanë ndikuar edhe në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet një rritje e nivelit në ditët në vijim.