Shenki Masllani, i njohur si Shenki Versaçe nga Haraçina, që është adhuruesi më i madh i këtij brendi të modës ka hapur lokalin me emrin “Versaçe” në qendrën tregtare Mavrovasja në Shkup. Sipas tij, ky investim i ka kushtuar mbi 600 mijë euro.

Ai ka thënë se tërë inventarin e ka siguruar dhe e ka blerë nga Italia, që kanë simbolin e Versaçe. Shenki është i njohur edhe me veshjet e tij Versaçe, shtëpinë dhe makinën dhe gjësendet e tjera që mbajnë emrin e këtij brendi botëror të modës.