Kjo recetë e re do t’ju bëjë të harroni sallatën Çezar të zakonshme. Ka disa përbërës shumë të veçantë që e bëjnë atë një pjatë të mrekullueshme.
Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni!

Përbërësit:

4 gjethe sallatë jeshile, 250 gram domate qershi,1 kuti açuge,30 gram djathë parmixhan, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë çaji lëng limoni, ¾ lugë çaji salcë Worcestershire, 3 lugë gjelle vaj ulliri, ¼ lugë çaji kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tas të vogël miksoni sëbahsku hudhrën e grirë, kripën, lëngun e limonit dhe salcën Worcestershire. Shtoni edhe vajin e ullirit dhe përziejini mirë.

Vendosni sallatën jeshile të grirë imët në një pjatë për servirje. Spërkateni me pak nga salca e përgatitur.

Prejini domatet qershi përgjysmë dhe hidhni mbi sallatë sëbashku me açuget. Shtoni edhe djathin parmixhan.

Në fund spërkateni sallatën me pak piper të zi dhe salcën e mbetur.
Shërbejeni menjëherë.